
Mbrëmë kishim kënaqësinë që për namazin e akshamit dhe të jacisë, të kemi mysafirë Kryesinë dhe xhematin e Xhamisë së Flumsit sëbashku me imamin e tyre prof. Veton ef. Tulla të cilët na nderuar me vizitën e tyre me shkas urimin Imamin e ri të Xhamisë sonë Hoxhë Xhelal ef. Jakupi.
Prezent ishte nje numer i konsideruar i besimtarëve që e bën më madhështore këtë vizitë.
Vërtet kaluam një natë të mrekullueshme vëllazërore me këshilla të ngrohta nga imamllarët e nderuar. Gjithashtu shprehen vullnetin dhe deshiren për bashkëpunimin mes dy kryesive dhe imamëve të Xhamisë në të ardhmen.
Zoti i shpërbleftë dhe i ruajt për këtë vizitë vëllazërore, ishte kënaqësi ti mirëpresim!
Falënderojmë Kryesinë e Xhamisë së Flumsit për këtë vizitë, duke uruar që të kemi vizita sa më të shpeshta.
Me respekt
Kryesia e Xhamisë
