Rregullorja

Rregullorja e xhamisë“Al-Shems”

 

Kryesia është Institucioni më i lartë i Xhamisë me karakter fetar (Islam) dhe social.

Kryesia:

Kryesia është organ administrativ institucional që udhëheqë xhaminë në pajtim me rregulloren e saj. Struktura e kryesisë përbëhet prej kryesisë së ngushtë dhe anëtarëve të tjerë të kryesia e ngushtë (ose anëtarët e xhamisë-kuvendi) e caktojnë numrin dhe punën e tyre.

Në kryesi ka të drejtë të zgjidhet një anëtarë që i plotëson rregullat islame.

Kryetari i Rinisë së Al-Shemsit i cili zgjidhet nga Kuvendi i Rinisë, sipas pozitës është edhe anëtar i Kryesisë së Xhamisë. Kryetari i rinisë mbikëqyrë aktivitetet rinore si dhe kujdeset për organizimin e aktiviteteve të ndryshme me rini. Ai njofton Kryesinë për aktivitetet e rinisë dhe angazhohet së bashku me të rinjtë edhe në aktivitetet e Xhamisë.

Çdo anëtarë i kryesisë mund të shkarkohet nga detyra nëse nuk e përmbush detyrën, vepron jo në pajtim me rregullat islame dhe rregulloren e xhamisë, keqpërdor postin, korruptohet etj. Shkarkimi i kryesisë nga detyra ne rast mospajtimi mund të realizohet me grumbullimin e ½ të nënshkrimeve nga anëtarët dhe të thërret mbledhje të kuvendit që të mund të zgjidhet kryesia e re.

Mandati i kryesisë zgjat 4 vite me mundësi vazhdimi.

Mirëmbajtja dhe riparimi i xhamisë organizohet nga kryesia.

Kryesia ka kompetenca të zgjedh imamin.

Kryesia e posazgjedhur ndanë postet.

Anëtari i kryesisë nuk ka të drejtë të ndërmarr ndonjë vendim pa konsultim me kryesinë.

Projektet dhe vendimet që merren në kryesi, miratohen me shumicë votash.

Çdo anëtar i kryesisë ka të drejtën e një vote. Vendimet madhore të kryesisë duhet të merren me koncensues, vendimin në fund e merr kryetari

Çdo anëtar i kryesisë shkarkohet nga posti në mosprezencen e tyre në mbledhje, me arsye…, pa arsye…, dhe në mos kryerjen e punës së besuar nga kryesia.

Çdo anëtarë ka të drejtë në rast të jashtëzakonshme të thërrasë kryesinë në mbledhje.

Arkëtari mundet të merr vendime për pagesa me shumë deri ne 500.- CHF në vitë. Deri në 2´000.- CHF vendimin e merë kryetari. Prej 2´000.- CHF e deri me 10´000.- CHF merë vendime e tërë kryesia. Mbi 10´000.- CHF projekti prezantohet në xhematë dhe vendimi merret me shumicë votash.

Kryetari:

Bën thirrjen e mbledhjeve, caktimin e rendit të ditës me pëlqimin e kryesisë dhe mbikëqyrjen e të gjithë anëtarëve të kryesisë.

Kryetari cakton detyrat e anëtarëve të kryesisë.

Kryetari mund të largohet nga posti nëse vërtetohet keqpërdorimi i postit.

Kryesia me shumicë votash duhet ta miraton largimin e kryetarit, dhe të mbron me fakte akuzën ndaj tij para xhematit (anëtarëve).

Këshilltarët:

Detyra e këshilltarëve është që të këshillojnë kryetarin në raste nevoje, jashtë mbledhjes.

Nënkryetari:

Me pëlqimin e kryetarit merr të gjitha kompetencat në mungesë të kryetarit dhe i ndihmon kryetarit sipas nevojës.

Sekretari:

Është përgjegjës për punët administrative dhe përgatit materialin për mbledhjen e kryesisë, raporton para kuvendit gjendjen financiare te xhamisë dhe mban proces verbalin.

Arkëtari:

Është përgjegjës për pagesat, hyrje daljeve, shpërndarjen e fletëpagesave, mban evidencën financiare dhe raporton para kryesisë.

Kujdestar i kafenesë:

Do të kujdeset për mirëmbajtjen e kafenesë.
E ka për detyrë t’i gjejë kujdestaret e javës.
Do të kujdeset për shitblerjen e pijeve etj.

Imami:

Imami është person i punësuar në institucion. Imami duhet të jetë i kualifikuar në profesion e imamit dhe të ketë aftësi profesionale. Imami duhet t’i takoj medhhebit hanefi dhe duhet të jetë ndjekës i Ehli Sunetit.

Imami ka të drejtë te shfuqizojë vendimet e kryesisë që bien ndesh me rregullat islame dhe cenojnë vendimet e tij. Qëndrimi i tij sheriatik duhet të verifikohet gjithashtu nga njohës të medhhebit të xhematit ( në këtë rast të medhhebit hanefi).

Imami obligohet të përmbush të gjitha detyrat që ia ngarkon kontrata lidhur me institucionin. Imami shkarkohet nga detyra nëse shkel rëndë vendimet e shkruara në kontratë, mbjell rryma ideologjike kundër Ehli Sunetit, nxit grupacione, mbjell përçarje, korruptohet ose shkel marrëveshjen e kontratës.

Imami pa pëlqimin e kryesisë nuk ka të drejtë ta përfaqësoj xhaminë.

Në mungesë pa arsye të imamit gjatë orarit të caktuar do ti hiqen 100.– CHF

Në mungesë me arsye të imamit nga orari i caktuar një dy ose më tepër ditë duhet të lajmërohet tre ditë më herët në kryesi. Në këtë rast mëditjet do t’i hiqen sipas marrëveshjes.
Për manifestime të ndryshme fetare që ftohet Imami qëndrojnë këto tatime:

Mevludi: 20.-Fr, Syneti: 20.-Fr, Qelime: 20.-Fr dhe Kurorzimi: 100.-Fr.

 

Pagesa bëhet në zyre, te personat e caktuar.

Të gjithë ata të cilët dëshirojnë që imami të jetë në shërbimin e tyre në rastet e lartpërmendura duhen të jenë anëtar ose të paguajnë shumën e vlerës së anëtarësisë.

Disa rregulla

Xhamia, anëtaret

Xhamia është institucion qendror fetar-social. Ajo mban përgjegjësi për edukimin fetar dhe moral të individit dhe të shoqërisë. Institucioni i xhamisë është organ shoqëror me rol qendror në ndërtimin e karakterit dhe personalitetit të shëndoshë të individëve të shoqërisë muslimane. Xhamia është shtëpi e Allahut të Madhërishëm e themeluar për gjithë muslimanet pa dallim race dhe kombësie.

Anëtar të xhamisë mund të jenë të gjithë muslimanet të cilët dëshirojnë të anëtarësohen dhe pajtohen me rregulloren e xhamisë duke përmbushur detyrat dhe obligimet ndaj saj (pagimi i anëtarësisë së paraparë).

Dorëheqja e çdo anëtari bëhet me shkrim, dorëheqjen e miraton kryesia.

Institucioni jonë është i hapur për bashkëpunim me institucionet tjera fetare islame dhe të tjera.

Anëtarësinë e rregullon kryesia.

Kujt mund t’i lihet në dispozicion hapësira e Xhamisë ( për Mevlude dhe Qelime)

Çdo anëtar që kryen obligime ndaj xhamisë
Ai i cili nuk është anëtar duhet të bëhet anëtar ose ti paguaj një shumë të hollash me vlerë të anëtarësisë.

Kafenenë mund ta shfrytëzoj çdo anëtar i xhamisë

Personat që nuk janë anëtar të xhamisë duhet të bëhen anëtarë ose të paguajnë vlerën e anëtarësisë.
Pijet obligohet që t’i merr nga kafeneja me çmimin e caktuar. Për gjithë këtë duhet të lajmërohet kryesia e xhamisë.

Biblioteka e xhamisë:

Në bibliotekë lejohen vetëm libra fetare (islame), kombëtare, shkencorë dhe gjitha tjera që nuk janë kundërshtim me fenë islame dhe materiale tjera në favor të bibliotekës.
Biblioteka e ka një përgjegjës për menaxhimin e librave dhe materialeve të ndryshme të zgjedhura nga kryesia e xhamisë që jep raport në fund të vitit.

Në bibliotekë duhet të mbahet qetësia dhe pastërtia.

Sicili prej anëtarëve të xhamisë mundet të lexoj në bibliotekë.

Librat dhe materialet tjera që gjinden në bibliotekë nuk lejohet të tërhiqen pa lejen e përgjegjësit.

Inventari i bibliotekës nuk lejohet të përdorët pa lejen e përgjegjësit.

Pikat e rregullores mund të ndryshohen me vendim të kuvendit.