“IHJAU ULUMIDDIN” (vëllimi 1, 2,3 dhe 4) TASHMË EDHE NË GJUHËN SHQIPE

“IHJAU ULUMIDDIN” (vëllimi 1, 2,3 dhe 4) TASHMË EDHE NË GJUHËN SHQIPE

Të nderuar vëllezër dhe motra!
Të dashur dashamirë të librit!

Duke falënderuar Allahun e Madhërishëm, lexuesve shqiptarë u ofrohen tri vëllimet e para të veprës më të njohur dhe më të rëndësishme “IHJA U ULUMIDDIN” të autorit me renome botërore, Imam Ebu Hamid EL-GAZALI, i njohur me epitetin Huxhetul Islam – argument i Islamit.

Padyshim autori bën pjesë në teologët, juristët, filozofët, mistikët, reformatorët dhe mendimtarët më të mëdhenj muslimanë dhe më të spikatur të shekullit të mesëm (1059-1111/450-501).
Vepra e tij “Ihjau ulumiddin” (Rilindja e shkencave fetare) është vepra më e madhe dhe më e rëndësishme e Gazaliut, e cila është përkthyer në shumë gjuhë të rëndësishme botërore. Ajo përfshinë analiza të përkryera të tekstit kur’anor dhe hadithit si dhe tërë diturisë fetaro-shkencore, posaçërisht nga periudha e hershme islame dhe shkollave të para fetaro-akaidike dhe sheriatiko-juridike, si dhe drejtimeve dhe bartësve të protagonistëve të tyre.

Rilindja, ringjallja, ripërtëritja e diturisë dhe shkencës është problemi qëndror i konceptit të ixhtihadit të Gazaliut. Kurdo që muslimanët nuk i kanë përfillur këto mësime, por diturinë dhe njohjen e fesë e kanë lënë pas dore, janë ballafaquar me shkatërrime.

Ihjau ulumiddin, e Gazaliut është bazuar në Kur’an, hadith dhe ndjenjat personale religjioze. Ka përdorur metodën skolastike dhe argumentin. Libri i kushtohet publikut të gjërë, posaçërisht besimtarëve.

Tri vëllimet e para të kësaj vepre përmbajnë këto kapituj:
– Dituria;
– Themelet e besimit;
– Fshehtësitë e pastërtisë;
– Fshehtësitë e namazit;
– Fshehtësitë e zekatit;
– Fshehtësitë e agjërimit;
– Fshehtësitë e haxhit;
– Rregullat e leximit të Kur’anit;
– Lutje dhe dhikër;
– Ibadeti dhe koha.
– Etika e ushqimit;
– Etika bashkëshortore;
– Etika e fitimit dhe arritjes së pasurisë;
– Hallalli dhe harami;
– Etika e shoqërimit dhe komunikimit.

Edhe njëherë falënderojmë Zotin e Madhëruar që kjo vepër kapitale ta sheh dritën e botimit edhe në gjuhën shqipe. Gjithashtu falënderojmë përkthyesin, dr. Ali Iljazin i cili me pedantëri dhe në mënyrë brilante e ka përkthyer këtë vepër, pastaj sponsorët – xhematin e xhamisë “Al-Shems” dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë.

PS: E drejtë ekskluzive e shitjes së kësaj vepre i takon xhamisë “Al-Shems” në Rebstein të Zvicrës. Të gjithë të interesuarit mund të na shkruajnë në këtë adresë elektronike:
bi-igr@hotmail.com

Çmimi për një vëllim 20 Sfr.

Me selame!
Kryesia e xhamisë.