Programi i Ramazanit në Rebstein


PROGRAMI I RAMAZANIT NË REBSTEIN:

• Namazi i SABAHUT falet 20 minuta pas IMSAKUT.
• Namazi i akshamit falet në shtëpi.
• Namazi i TERAVISË do të falet sipas takvimit me 8 reqate.
• Në teravi marrin pjesë maksimum 50 veta. Pasi të plotësohet numri, dera mbyllet. Xhamia hapet 15 minuta para ezanit të jacisë.
• DERSE Ramazani çdo natë 10 minuta para namazit të teravisë.
• MUKABELE nga e hëna deri të enjtën pas namazit të drekës.
• MUKABELE nga e premtja deri të dielën pas namazit të ikindisë.

KUJDES:
– Regjistrohu në hyrje të xhamisë.
– Falu me maskë dhe ruaje distancën.
– Fëmijët nuk vijnë në teravi.
– Nëse je i sëmurë mos eja në xhami.
– Ndalohet hyrja në kafeterinë e xhamisë.

Urime e përhajr na qoftë muaji i bekuar i Ramazanit!
Imami dhe Kryesia e xhamisë.

Comments are disabled.