14.03.2020, e shtunë

 

NJOFTIM

 

Të dashur xhematlinjë dhe anëtarë të xhamisë “Al-Shems” në Rebstein!

 

Duke pasur parasysh situatën alarmante të përhapjes së virusit corona në Zvicër, si dhe referuar udhëzimeve të Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare të Zvicrës, që përkujdesja për ruajtjen e jetës dhe shëndetit të njeriut është prioritet i padiskutueshëm, kryesia e xhamisë “Al-Shems” në Rebstein si masë parandaluese të përhapjes së epidemisë, ka marrë këtë vendim:

  • Anulohet falja e namazit të xhumasë, deri në njoftimin e radhës.
  • Anulohet falja e 5 namazeve në xhami, deri në njoftimin e radhës.
  • Anulohet mësim besimi për të gjitha grupet deri më 04 prill 2020.
  • Anulohen të gjitha aktivitetet e ndryshme kulturore e fetare si: tribunat, derset e hadithit, mukabelja etj, deri në njoftimin e radhës.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë deri në një vendim të dytë.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

 

Kryesia

Bashkësia Islame “Al-Shems” Rebstein.

Comments are disabled.