PREJARDHJA E PASTËR DHE FISNIKE E RESULULLAHIT S.A.V.S.


PREJARDHJA E PASTËR DHE FISNIKE E RESULULLAHIT S.A.V.S.

Ai është Muhamedi, i biri Abdullahit, ky i biri Abdulmuttalibit, ky i biri Hashimit, ky i biri Abdulmenafit, ky i biri Kusajit, ky i biri Kilabit, ky i biri Murres, ky i biri Kabit, ky i biri Luejit, ky i biri Galibit, ky i biri Fihrit, ky i biri Malikit, ky i biri Nadrit, ky i biri Kinanes, ky i biri Huzejmes, ky i biri Mudrikes, ky i biri Iljasit, ky i biri Mudarit, ky i biri Nezarit, ky i biri Meadit, ky i biri Adnanit, ….. e kështu vazhdon prejardhja fisnike brez pas brezi deri te Hz. Ibrahimi (alejhis-selam).

LINDJA E BEKUAR E RESULULLAHIT, S.A.V.S.

Resulull-llahi, s.a.v.s., lindi në Mekë, në mëngjesin e ditës së hënë, më dymbëdhjetë Rebiulevvel, sipas kalëndarit hënor, të Vitit të Elefantit (që i takon datës 20 prill 571 të erës sonë). Ka mendime se ka lindur në ditën e dytë apo të tretë të Rebiulevvelit, por më e njohur në mesin e dijetarëve është dita e dymbëdhjetë.

Dita e hënë është një ditë e bekuar. Shënon imam Ahmedi nga Ibn Abbasi, r.a., se ka thënë: „I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., lindi ditën e hënë, e morri shpalljen ditën e hënë, emigroi nga Meka në Medinë ditën e hënë, arriti në Medinë ditën e hënë dhe vdiq ditën e hënë. Ishte ditë e hënë po ashtu kur e vendosi Gurin e Zi (Haxherul Esvedin) në vendin e vet.“

Thuhet se ka lindur i bërë synet dhe me kërthizë të prerë.

Natën e bekuar që lindi Resulullahi, s.a.v.s., ndodhën disa ngjarje të jashtëzakonshme (mrekulli). Prej tyre mund t’i veçojmë:

– Idhujt (që ishin në Qabe) u përmbysën dhe u bënë copë-copë;

– U shfaq një dritë e madhe gjatë lindjes së bekuar sa që kishte ndriçuar edhe pallatet e Shamit;

– U shembën shtyllat nga pallati i Kisras (mbretit të Persisë i cili ishte politeist);

– U shua zjarri njëmijëvjeçar që adhurohej nga njerëzit në tempujt e perisanëve;

– Liqeni Sava (që atëherë njerëzit e konsideronin të shenjtë), u tha i tëri, etj.

Vazhdon…

Nga arabishtja: Enes Koshi

 

Comments are disabled.