MËNDESHAT DHE KUJDESTARET E RESULULLAHIT, S.A.V.S.


MËNDESHAT DHE KUJDESTARET E RESULULLAHIT, S.A.V.S.

E para që i dha gji Resulullahit, s.a.v.s., ishte e ëma, zonja Amine Ez-Zuhrijje. Pastaj e mori Thuvejbe El-Eslemijje e cila i dha gji disa ditë. Thuvejbe ishte skllaveja e Ebu Lehebit, të cilës i dha lirinë për lajmin e gëzuar që i solli kur lindi nipi i tij, Hazreti Muhammedi, s.a.v.s. Këtë e ka përmendur Buhariu si mualak  (i varur). Lidhur me këtë ngjarje, është transmetuar se Ebu Lehebit, çdo të hëne vuajtja i lehtësohet, për shkak se i kishte dhënë lirinë Thuvejbes nga gëzimi për lindjen e nipit të bekuar.

Ibn Menduh e ka numëruar Thuvejben në mesin e sahabeve, por në lidhje me këtë ka mospajtime në mesin e dijetarëve.

Kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., u martua me Hatixhen, Thuvejbeja i vizitonte ata. I Dërguari i Allahut vetë, ashtu edhe Hatixheja, e nderonin atë dhe i bënin vazhdimisht të mira. Edhe pasi emigroi në Medine, Resulullahi, s.a.v.s., i dërgoi vazhdimisht Thuvejbes ushqime dhe veshmbathje deri në vdekje.

Pas Thuvejbes, iu bë mëndeshë (nënë qumështi) zonja Halime Es-Sa’dije, e bija e Ebi Dhuejbit nga fisi Beni Sa’d.  Hazreti Muhammedi, s.a.v.s., qëndroi në fisin Beni Sa’d tek Halimja rreth katër vjet.  Ky është mendimi më i saktë.

Që në momentin kur e mori Hazreti Muhamedin, s.a.v,s, nisën begatitë dhe mirësitë e Zotit mbi të, familjen dhe ekonominë e saj. Shejmaja,  e bija e zonjës Halime, kujdesej për të së bashku me nënën e saj. Pas hapjes së gjoksit të Resulullahit, s.a.v.s., nga frika se mos i ndodhte ndonjë e keqe, zonja Halime vendosi ta kthejë djalin në prehrin e nënës së vet. Kjo ngjarje ka ndodhur kur Hazreti Muhammedi, s.a.v.s., ka qenë 5 vjeç. Pas këtij rasti, zonja Halime nuk e pa Pejgamberin, s.a.v.s., vetëm dy herë.

Hera e parë ishte pas martesës së Pejgamberi, s.a.v.s., me zonjën Hatixhe. Zonja Halime shkoi në Mekë dhe iu ankua atyre për thatësirën që sundonte në vendbanimin e tyre, për mungesën e ushqimeve dhe për ngordhjen e bagëtive. Zonja Hatixhe (pasi bisedoi me Hazreti Muhammedin, s.a.v.s.), i dhuroi asaj njëzet kokë dele dhe deve. Ndërsa herën e dytë ishte takuar ditën e Hunejnit.

Kujdestarja e tij (dadoja) ishte gjithashtu një grua e njohur me pseudonimin Ummu Ejmen, e cila ka qenë skllaveja (shërbëtorja) e babait të tij, Abdullahut. Ajo ishte një vajzë e ndershme abesinase e cila quhej Bereketul Habeshije.  Kur u rrit, i dha lirinë dhe e martoi me Zejd bin Harithen.

Vazhdon..

Nga arabishtja: E.Koshi

Comments are disabled.