Gruaja në jetën e Profetit s.a.v.s.

Muslim men praying in Tashahhud posture


Gruaja në jetën e Profetit s.a.v.s.

 

  • I pari njeri që pranoi Islamin, ishte një grua, ajo ishte zonja Hatixhe..
  • I pari njeri që i ra Zotit në sexhde pas Profetit s.a.v.s., ishte grua, prap zonja Hatixhe..
  • I pari që ra shehid (dëshmor) në Islam, nuk ishte burrë, por grua, zonja Sumejje..
  • Shkaku i pranimit të Islamit të hazreti Hamzës, ishte një grua..
  • Shkaku i pranimit të Islamit të hazreti Omerit, ishin tri gra, në mesin e tyre edhe motra e tij, .
  • Pejgamberit a.s. i jetuan prej fëmijëve vetëm 4 vajza. E gjithë loza e tij e pastër vazhdon nga bija e tij e dashur, hazreti Fatimja. I Dërguari i Allahut thoshte: “Kush i ka tri vajza, i rritë, përkujdeset për to dhe i edukon bukur, i obligohet Xhenneti (e ka të garantuar).”
  • Për shumicën e lehtësimeve në Islam, është bërë shkaktar gruaja, zonja Aishe. Prej tyre: Tejemumi, shkurtimi i namazeve etj.
  • Ajo që i mësoi Islamin burrave dhe gjithë ummetit ishte po ashtu grua, zonja Aishe, r.a., mësuesja e burrave. Mësimi i fesë filloi me grua..
  • Profeti a.s. ndërroi jetë, ndërkohë që koka e tij qëndronte në krahërorin e gruas së tij, zonjës Aishe..
  • E para që e ndërroi jetë pas tij, ishte një grua, zonja Fatime, e bija e tij..
  • Kopja e vetme e Kur’anit origjinal gjatë tubimit të tij, u ruajt në shtëpinë e një gruaja, zonjës Hafsa, bijës së hazreti Omerit..
  • Fjala “imree” (grua) përmendet në Kur’an 117 herë. Ajo përmendet me të gjitha rolet e saj. Përmendet si grua, femër, bashkëshorte, nënë, shoqëruese, vajzë, motër, saqë përmendet edhe si mbretëreshë (Belkisa)..
  • I vetmi që e ka përshkruar bukurinë fizike të Pejgamberit, s.a.v.s., ishte një grua, Ummu Ma’bed. Nuk do e dinim bukrinë e tij fizike po mos ta përshkruante kjo zonjë e nderuar..
  • Infermierja e parë në Islam, ishte zonja Rufejde. Pejgamberi a.s., ia ngriti një tendë në xhaminë e tij për të mjekuar sahabët..
  • Vezirja (ministrja) e parë që kanë njohur arabët, ishte zonja Shifa, e bija e Abdullahut. Hz. Omeri, r.a. e emëroi përgjegjëse dhe inspektore e tregjeve të Medinës.
  • Kredia e parë e shtetit islam për investime në projekte të vogla, i jepet një gruaja, Hind bint Utbes. Këtë kredi ia jep hz. Omeri që të bëj tregti me të.

 

Edhe pas gjithë kësaj që u përmend, a mund të thotë dikush se Islami i ka bërë padrejtësi femrës?

Askush se ka nderu e respektu femrën më shumë se i Dërguari i Allahut, Hazreti Muhammedi, s.a.v.s…

 

Nga gjuha arabe:

Enes Koshi

 

Comments are disabled.