Thursday , June 20 2019
Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / Imami

Imami

Biografia e shkurtër e imamit Enes Koshi

Enes Xhavit Koshi lindi më 08.09.1978 në Gjakovë, Kosovë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje më 1992. Po në këtë vit, regjistrohet në Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë. Pas përfundimit të Medresesë, vijon kurset e gjuhës arabe në Tripoli të Libisë. Pas kthimit nga Libia, vazhdon studimet univeristare pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Gjatë viteve 2001-2009 kreu detyrën e imamit, hatibit dhe mualimit pranë xhamisë së Hadumit në Gjakovë. Brenda kësaj periudhe, ka punuar edhe si arsmitar i Kur’anit në Institutin e Hivzit në Gjakovë, ku së bashku me kolegët e tij, nxorrën 12 hafizllarë. Ka marrë pjesë në disa seminare si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Që nga muaji tetor 2010 punon si imam dhe ligjërues në xhaminë “Al-Shems” në Rebstein të Zvicrës, detyrë të cilën e kryen edhe sot. Krahas detyrës së imamit, prej janarit të vitit 2018, kryen edhe punën e sekretarit pranë Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër.

Është i martuar dhe ka tre fëmijë.