Wednesday , February 20 2019
Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / Rregullorja

Rregullorja

Rregullorja e xhamisë“Al-Shems”

 

Kryesia është Institucioni më i lartë i Xhamisë me karakter fetar (Islam) dhe social.

 

Kryesia:

 

  • Kryesia është organ administrativ institucional që udhëheqë xhaminë në pajtim me rregulloren e saj. Struktura e kryesisë përbëhet prej kryesisë së ngushtë dhe anëtarëve të tjerë të kryesia e ngushtë (ose anëtarët e xhamisë-kuvendi) e caktojnë numrin dhe punën e tyre.

 

  • Në kryesi ka të drejtë të zgjidhet një anëtarë që i plotëson rregullat islame.

 

  • Kryetari i Rinisë së Al-Shemsit i cili zgjidhet nga Kuvendi i Rinisë, sipas pozitës është edhe anëtar i Kryesisë së Xhamisë. Kryetari i rinisë mbikëqyrë aktivitetet rinore si dhe kujdeset për organizimin e aktiviteteve të ndryshme me rini. Ai njofton Kryesinë për aktivitetet e rinisë dhe angazhohet së bashku me të rinjtë edhe në aktivitetet e Xhamisë.

 

  • Çdo anëtarë i kryesisë mund të shkarkohet nga detyra nëse nuk e përmbush detyrën, vepron jo në pajtim me rregullat islame dhe rregulloren e xhamisë, keqpërdor postin, korruptohet etj. Shkarkimi i kryesisë nga detyra ne rast mospajtimi mund të realizohet me grumbullimin e ½ të nënshkrimeve nga anëtarët dhe të thërret mbledhje të kuvendit që të mund të zgjidhet kryesia e re.

 

  • Mandati i kryesisë zgjat 4 vite me mundësi vazhdimi.

 

  • Mirëmbajtja dhe riparimi i xhamisë organizohet nga kryesia.

 

  • Kryesia ka kompetenca të zgjedh imamin.

 

  • Kryesia e posazgjedhur ndanë postet.

 

  • Anëtari i kryesisë nuk ka të drejtë të ndërmarr ndonjë vendim pa konsultim me kryesinë.

 

  • Projektet dhe vendimet që merren në kryesi, miratohen me shumicë votash.

 

  • Çdo anëtar i kryesisë ka të drejtën e një vote. Vendimet madhore të kryesisë duhet të merren me koncensues, vendimin në fund e merr kryetari

 

  • Çdo anëtar i kryesisë shkarkohet nga posti në mosprezencen e tyre në mbledhje, me arsye…, pa arsye…, dhe në mos kryerjen e punës së besuar nga kryesia.

 

  • Çdo anëtarë ka të drejtë në rast të jashtëzakonshme të thërrasë kryesinë në mbledhje.

 

  • Arkëtari mundet të merr vendime për pagesa me shumë deri ne 500.- CHF në vitë. Deri në 2´000.- CHF vendimin e merë kryetari. Prej 2´000.- CHF e deri me 10´000.- CHF merë vendime e tërë kryesia. Mbi 10´000.- CHF projekti prezantohet në xhematë dhe vendimi merret me shumicë votash.

 

 Kryetari:

 

  • Bën thirrjen e mbledhjeve, caktimin e rendit të ditës me pëlqimin e kryesisë dhe mbikëqyrjen e të gjithë anëtarëve të kryesisë.

 

  • Kryetari cakton detyrat e anëtarëve të kryesisë.

 

  • Kryetari mund të largohet nga posti nëse vërtetohet keqpërdorimi i postit.

 

  • Kryesia me shumicë votash duhet ta miraton largimin e kryetarit, dhe të mbron me fakte akuzën ndaj tij para xhematit (anëtarëve).

 

Këshilltarët:

 

  • Detyra e këshilltarëve është që të këshillojnë kryetarin në raste nevoje, jashtë mbledhjes.

 

Nënkryetari:

 

  • Me pëlqimin e kryetarit merr të gjitha kompetencat në mungesë të kryetarit dhe i ndihmon kryetarit sipas nevojës.

Sekretari:

 

  • Është përgjegjës për punët administrative dhe përgatit materialin për mbledhjen e kryesisë, raporton para kuvendit gjendjen financiare te xhamisë dhe mban proces verbalin.

 

Arkëtari:

 

  • Është përgjegjës për pagesat, hyrje daljeve, shpërndarjen e fletëpagesave, mban evidencën financiare dhe raporton para kryesisë.

 

Kujdestar i kafenesë:

 

  • Do të kujdeset për mirëmbajtjen e kafenesë.
  • E ka për detyrë t’i gjejë kujdestaret e javës.
  • Do të kujdeset për shitblerjen e pijeve etj.

 

Imami:

  • Imami është person i punësuar në institucion. Imami duhet të jetë i kualifikuar në profesion e imamit dhe të ketë aftësi profesionale. Imami duhet t’i takoj medhhebit hanefi dhe duhet të jetë ndjekës i Ehli Sunetit.

 

  • Imami ka të drejtë te shfuqizojë vendimet e kryesisë që bien ndesh me rregullat islame dhe cenojnë vendimet e tij. Qëndrimi i tij sheriatik duhet të verifikohet gjithashtu nga njohës të medhhebit të xhematit ( në këtë rast të medhhebit hanefi).

 

  • Imami obligohet të përmbush të gjitha detyrat që ia ngarkon kontrata lidhur me institucionin. Imami shkarkohet nga detyra nëse shkel rëndë vendimet e shkruara në kontratë, mbjell rryma ideologjike kundër Ehli Sunetit, nxit grupacione, mbjell përçarje, korruptohet ose shkel marrëveshjen e kontratës.

 

  • Imami pa pëlqimin e kryesisë nuk ka të drejtë ta përfaqësoj xhaminë.

 

  • Në mungesë pa arsye të imamit gjatë orarit të caktuar do ti hiqen 100.– CHF

 

  • Në mungesë me arsye të imamit nga orari i caktuar një dy ose më tepër ditë duhet të lajmërohet tre ditë më herët në kryesi. Në këtë rast mëditjet do t’i hiqen sipas marrëveshjes.
  • Për manifestime të ndryshme fetare që ftohet Imami qëndrojnë këto tatime:

Mevludi: 40.-Fr, syneti; 50.-Fr, qelime; 100.-Fr, emërtimi për fëmijë; 30.-Fr,

dua të ndryshme; 10.-Fr, dhe kurorzimi; 100.-Fr.

Pagesa bëhet në zyre, te personat e caktuar.

 

  • Të gjithë ata të cilët dëshirojnë që imami të jetë në shërbimin e tyre në rastet e lartpërmendura duhen të jenë anëtar ose të paguajnë shumën e vlerës së anëtarësisë.

 

 Disa rregulla

 

Xhamia, anëtaret

 

  • Xhamia është institucion qendror fetar-social. Ajo mban përgjegjësi për edukimin fetar dhe moral të individit dhe të shoqërisë. Institucioni i xhamisë është organ shoqëror me rol qendror në ndërtimin e karakterit dhe personalitetit të shëndoshë të individëve të shoqërisë muslimane. Xhamia është shtëpi e Allahut të Madhërishëm e themeluar për gjithë muslimanet pa dallim race dhe kombësie.

 

  • Anëtar të xhamisë mund të jenë të gjithë muslimanet të cilët dëshirojnë të anëtarësohen dhe pajtohen me rregulloren e xhamisë duke përmbushur detyrat dhe obligimet ndaj saj (pagimi i anëtarësisë së paraparë).

 

  • Dorëheqja e çdo anëtari bëhet me shkrim, dorëheqjen e miraton kryesia.

 

  • Institucioni jonë është i hapur për bashkëpunim me institucionet tjera fetare islame dhe të tjera.

 

  • Anëtarësinë e rregullon kryesia.

 

  1. Kujt mund t’i lihet në dispozicion hapësira e Xhamisë ( për Mevlude dhe Qelime)

 

  1. Çdo anëtar që kryen obligime ndaj xhamisë
  2. Ai i cili nuk është anëtar duhet të bëhet anëtar ose ti paguaj një shumë të hollash me vlerë të anëtarësisë.

 

  1. Kafenenë mund ta shfrytëzoj çdo anëtar i xhamisë

 

  1. Personat që nuk janë anëtar të xhamisë duhet të bëhen anëtarë ose të paguajnë vlerën e anëtarësisë.
  2. Pijet obligohet që t’i merr nga kafeneja me çmimin e caktuar. Për gjithë këtë duhet të lajmërohet kryesia e xhamisë.

 

  1. Biblioteka e xhamisë:

 

  • Në bibliotekë lejohen vetëm libra fetare (islame), kombëtare, shkencorë dhe gjitha tjera që nuk janë kundërshtim me fenë islame dhe materiale tjera në favor të bibliotekës.
  • Biblioteka e ka një përgjegjës për menaxhimin e librave dhe materialeve të ndryshme të zgjedhura nga kryesia e xhamisë që jep raport në fund të vitit.

 

  • Në bibliotekë duhet të mbahet qetësia dhe pastërtia.

 

  • Sicili prej anëtarëve të xhamisë mundet të lexoj në bibliotekë.

 

  • Librat dhe materialet tjera që gjinden në bibliotekë nuk lejohet të tërhiqen pa lejen e përgjegjësit.

 

  • Inventari i bibliotekës nuk lejohet të përdorët pa lejen e përgjegjësit.

 

  • Pikat e rregullores mund të ndryshohen me vendim të kuvendit.