Monday , September 16 2019
Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / Media / SHEMBUJ PËR KARAKTERIN E BUKUR TË HAZRETI MUHAMMEDIT, S.A.V.S.

SHEMBUJ PËR KARAKTERIN E BUKUR TË HAZRETI MUHAMMEDIT, S.A.V.S.

DISA SHEMBUJ PËR KARAKTERIN E BUKUR TË HAZRETI MUHAMMEDIT, S.A.V.S., TË CILËT DIJETARËT I KANË MBLEDHUR NGA TRANSMETIMET (Pjesa e tretë)


• Hazreti Muhammedi, s.a.v.s., ka qenë më i buti, më trimi, dhe më i drejti në mesin e njerëzve dhe më i ndershmi në mesin e tyre.

• Dora e tij asnjëherë nuk ka prekur grua e cila nuk ka qenë e lejuar për të me marrëveshje bashkëshortore dhe për të cilën ai nuk ka qenë mahrem.

​• Ka qenë më bujari nga të gjithë njerëzit; kur vinte nata, nuk kishte as dinar as dërhem, e nëse i mbeteshin disa monedha, e nuk gjente askënd që këtë (si sadaka) ta jepte, nuk vinte në shtëpi për të fjetur para se të gjejë dikë të cilit i nevojitej ndihma.

​• Vetë dinte të arnojë këpucët, qepte rrobat, bënte punë shtëpiake, e me bashkëshortet prente mishin.

​• Ishte më i turpshëm nga të gjithë njerëzit, shikimi i tij (nga turpi) nuk qëndronte gjatë në fytyrën e dikujt.

• I përgjigjej thirrjes kur dikush e ftonte në gosti, pa marrë parasysh që shtëpiaku ishte rob apo njeri i lirë. Dhuratën e merrte, qoftë kur kishte të bëjë me enë qumështi, apo kofshë mishi, dhe përpiqej që për dhuratë të shpërblejë apo ta kthejë. Dhuratën e hante, ndërsa sadakanë nuk e hante.

• Asnjëherë nuk sillej me kryelartësi kur përgjigjej në ftesën e robit apo të varfrit.

• Hidhërohej në emër të Zotit, e asnjëherë nuk hidhërohej për hatër të vet.

• Drejtësinë e realizonte, qoftë edhe nëse dëmi godiste atë apo shokët e tij.

• Ka ngrënë çfarë ka pasur dhe asnjëherë nuk e ka refuzuar ushqimin. Nuk ka ngurruar të hajë nga ushqimi që ishte hallall. Nëse në vend të bukës kishte hurma, i hante hurmat. Nëse gjente mish të pjekur e hante, e nëse gjente bukë gruri ose thekre, e hante vetëm këtë, nëse gjente diç të ëmbël ose mjaltë, hante atë që gjente. Nëse gjente qumësht pa bukë, edhe kjo i mjaftonte. Nëse kishte shalqi, pjepër ose hurme të frekëta, këto i hante.
​Asnjëherë nuk ka ngrënë i mbështetur, as në tryezë, ndërsa me pecetë mbulonte këmbët e tij përderisa hante ulur.

​• Asnjëherë nuk ka ndodhur që tri ditë radhazi të hante bukë gruri. Kështu vepronte nga altruizmi i tij duke u dhënë përparësi të tjerëve e jo nga varfëria, as koprracia dhe kështu ka qenë deri në vdekjen e tij.

• Përgjigjej kur e ftonin në gosti, vizitonte të sëmurët, merrte pjesë në xhenaze, e në mesin e armiqve lëvizte pa truproje.

​• Ka qenë më modesti nga të gjithë njerëzit dhe më stabili, pa kurrfarë kryelartësie.

Allahumme sali ala Muahammedin ve ala ali Muhammed! 

Lexo gjithashtu

KULTURA DHE MORALI I LARTË I HAZRETI MUHAMMEDIT, S.A.V.S. (Pjesa e dytë)

“Jam dërguar t’i plotësoj virytet e moralit.”(Hazreti Muhammedi, s.a.v.s.) Kur Allahu i Madhërishëm e përsosi …

Leave a Reply