Sunday , November 17 2019
Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / Media / KULTURA DHE MORALI I LARTË I HAZRETI MUHAMMEDIT, S.A.V.S. (Pjesa e parë)

KULTURA DHE MORALI I LARTË I HAZRETI MUHAMMEDIT, S.A.V.S. (Pjesa e parë)

KULTURA DHE MORALI I LARTË I HAZRETI MUHAMMEDIT, S.A.V.S. (Pjesa e parë)

Ejani së bashku që gjatë muajit të bekuar të Ramazanit të mësojmë më shumë për ahlakun (moralin) e Hz. Muhammedit, s.a.v.s.

I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka qenë shumë i përulur dhe modest. Shpesh nga Allahu i Madhërishëm ka kërkuar që ta zbukurojë me sjellje të bukur dhe ta fisnikërojë moralin e tij. Shpesh në lutje thoshte: “O Zoti im! Ma zbukuro pamjen time dhe moralin tim.” Gjithashtu thoshte: “O Allahu im! Më kurse nga cilësitë e moralit të keq.”

Allahu i Madhërishëm i ka dëgjuar fjalët e tij, sepse Ai, qoftë i lavdëruar ka garantuar:
“Më thërrisni, Unë do të ju përgjigjem!”

Kështu ia shpalli Kuranin, me të e edukoi dhe morali i tij, në realitet, ka qenë Kurani.
​Sa’d b. Hishami tregon se erdhi te Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të dhe babanë e saj, dhe e ka pyetur për ahlakun e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s. Ajo tha: “A nuk e lexon Kuranin?” “Gjithsesi”, i thashë. Ajo tha: “Morali i Pejgamberit, s.a.v.s., ka qenë Kurani.

Atë e edukoi Kurani, siç thotë i Lartësuari:

​“Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.”

​“Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, ndërsa ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna.”

​“… Ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet; vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara.”

​“Kush bën durim dhe fal, s’ka dyshim se ky është virtyti më i lartë (i lavdëruar).”

​“Pra falju dhe hiqju tyre. Allahu i do ata që bëjnë mirë.”

​“Po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që edhe Allahu t’u falë juve? Allahu fal dhe mëshiron shumë.”

​“Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt.”

​“… Ata që e frenojnë mllefin, që u falin (të keqen) njerëzve, Allahu i do bamirësit.”

​“O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgojoni njëri-tjetrin.”

​Kur në Uhud iu thye dhëmbi dhe iu lëndua koka, saqë gjaku i shkonte nëpër fytyrë, ai duke e fshirë gjakun, thoshte: “Si të ketë sukses populli i cili e gjakosi fytyrën e pejgamberit të tyre, ndërsa ai vetë i thërret që t’i përgjigjen Zotit të tyre?” Atëherë Allahu i Madhërishëm i shpalli:

​“Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t’ua pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë ata…”

​Kjo ishte masë edukative, e këso shembuj të tillë në Kuran janë të panumërt. Ai, s.a.v.s., ishte qëllimi i parë i kësaj edukate, e pastaj nga ai buron drita e cila ndriçon të gjitha krijesat. Ai është edukuar me Kuran, e më të janë edukuar krijesat e tjera.

Allahumme sal-li ala sejjidina Muahammed, we ala alihi we sahbihi exhmein!

Vazhdon..

Lexo gjithashtu

SHEMBUJ PËR KARAKTERIN E BUKUR TË HAZRETI MUHAMMEDIT, S.A.V.S.

DISA SHEMBUJ PËR KARAKTERIN E BUKUR TË HAZRETI MUHAMMEDIT, S.A.V.S., TË CILËT DIJETARËT I KANË …

Leave a Reply