Thursday , May 23 2019
Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / Media / MUKABELEJA

MUKABELEJA

Me mbarësinë e Allahut, sot, më 06.05.2019 (e hënë), pas namazit të drekës (ezani: 13:30) në Rebstein nisë leximi i plotë i Kuranit Famëlartë – “MUKABELEJA”

Ç’është Mukabeleja?

Një nga traditat më të mira në vendin tonë pa dyshim është edhe mukabeleja. Me termin “mukabele” nënkuptohet leximi i plotë i Kuranit gjatë gjithë muajit të Ramazanit. Ky lexim bëhet në xhami dhe në prezencë të xhematit, ku ata që kanë zë të bukur lexojnë çdo ditë një pjesë nga Kurani, ndërsa të pranishmit e dëgjojnë dhe e përcjellin duke shikuar në mus’haf. Kështu në fund të Ramazanit, mbaron hatmeja e Kuranit dhe bëhet duaja.

Është përgjegjësi për muslimanët që ta ringjallin këtë traditë, e cila në të vërtetë bazohet në mukabelen që i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., e bënte në prezencë të Xhibrilit, a.s., në muajin e Ramazanit. Mendimi se mukabeleja është risi (bidat) në fe, nuk bazohet në asnjë argument sheriatik të konsiderueshëm.

Mirë se vini në mexhliset e Kuranit!
Bashkësia Islame “Al-Shems” Rebstein/Zvicër

Lexo gjithashtu

SHEMBUJ PËR KARAKTERIN E BUKUR TË HAZRETI MUHAMMEDIT, S.A.V.S.

DISA SHEMBUJ PËR KARAKTERIN E BUKUR TË HAZRETI MUHAMMEDIT, S.A.V.S., TË CILËT DIJETARËT I KANË …

Leave a Reply