Friday , April 26 2019
Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / Ligjërata / Në përkujtim të Israsë & Miraxhit (4)

Në përkujtim të Israsë & Miraxhit (4)

Miraxhi është lartësimi i zotëriut tonë, Hz. Muhammedit a.s. nga Kudsi drejt hapësirave qiellore. Ai do të shkelë atje ku nuk ka shkelur asnjë Profet i dërguar dhe asnjë melek më i afërt i Zotit.

Këtë muxhize (mrekulli) e konfirmon tradita profetike dhe për atë që e mohon, ekziston një debat mes dijetarëve, nëse është qafir apo fasik.

Israja dhe Miraxhi erdhën për ta forcuar Hz. Muhammedin a.s., për ta nderuar dhe fisnikëruar atë.

Udhëtimi i Miraxhit u bë nga Xhamia Aksa, më konkretisht nga vendi ku quhet „Kupola e Shkëmbit“ në Kudsi Sherif (Jerusalem).

Disa njohuri për Kupolën e Shkëmbit:

– Një kryevepër e artit islamik;
– U ndërtua në vitin 66 hixhrij apo 685 sipas erës sonë prej kalifit emevit Abdul Melik bin Mervan;
– E ka marrë emrin “Kupola e Shkëmbit” sepse në brendinë e saj ndodhet shkëmbi (guri) nga ku Hz. Muhammedi a.s., u ngrit për në qiell (Miraxh);
– Aty janë shtatë mihrabet të cilat simbolizojnë shtatë qiejt në të cilët është ngritur Hz. Muhammedi, s.a.v.s.
– Këtu është vendi ku Allahu ngriti hazreti Isain, a.s., në qiell;
– Vendi ku Sulejmani, a.s., i lutej Allahut së bashku me njerëzit dhe xhindët e tij. (Shih fotot)

Lexo gjithashtu

NË PËRKUJTIM TË ISRASË DHE MIRAXHIT (6)

Hz. Muhammedi a.s. u kthye nga Miraxhi me tri dhurata (hedije) të çmuara për ummetin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *