Friday , April 26 2019
Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / Ligjërata / Në përkujtim të Israsë dhe Mi‘raxhit (3)

Në përkujtim të Israsë dhe Mi‘raxhit (3)

Transmeton imam Muslimi nga Enes ibn Malik r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

”Udhëtova me Burakun, i cili është një kafshë e bardhë dhe e gjatë, më e madhe se gomari dhe më e vogël se mushka. Çdo hap e hidhte në horizont. Unë udhëtova me të, derisa mbërrita në Kuds (Jerusalem). Pastaj e lidha Burakun tek hallka e përdorur nga Profetët dhe shkova e fala dy rekate në xhaminë Aksa. Pasi dola, më erdhi Xhibrili a.s. me dy tasa, njëri kishte verë kurse tjetri qumësht. Unë zgjodha qumështin. Xhibrili a.s. më tha: ”Ke zgjedhur të natyrshmen! Pastaj udhëtuam drejt qiellit”.

Në pjesën jugperëndimore të Xhamisë Aksa në Jerusalem ndodhet “Xhamia e Burakut”. E ka marrë këtë emër për shkak se në këtë vend Pejgamberi a.s. e kishte lidhur Burakun (kafshën) me të cilën udhëtoi nga Meka për në Kudsi Sherif. Xhamia është e vogël dhe e ngushtë e cila hapet vetëm të xhumave në mëngjes dhe në raste të veçanta. (Shih fotot)

Lexo gjithashtu

NË PËRKUJTIM TË ISRASË DHE MIRAXHIT (6)

Hz. Muhammedi a.s. u kthye nga Miraxhi me tri dhurata (hedije) të çmuara për ummetin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *