Friday , December 13 2019
Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / Ligjërata / Në përkujtim të Israsë dhe Mi‘raxhit (2)

Në përkujtim të Israsë dhe Mi‘raxhit (2)

Xhamia Aksa në Kuds (Jerusalem) është toka, ku Hz. Muhammedi a.s. realizoi udhëtimin e Israsë dhe prej andej u ngjit në qiell, gjatë udhëtimit të Mi‘raxhit. Ky udhëtim ka ndodhur fizikisht dhe shpirtërisht.

Disa të dhëna për Xhaminë Aksa:

– Kibla e parë e muslimanëve;
– Xhamia e dytë e ndërtuar mbi sipërfaqën e Tokës (40 vite pas Qabesë);
– E ndërtoi hz. Ademi a.s.
– E rindërtoi hz. Ibrahimi a.s.
– E zgjeroi dhe e kompletoi hz. Sulejmani a.s.
– Xhamia e tretë për kah rëndësia në Islam (pas Qabesë dhe xhamisë së Profetit, a.s., në Medinë);
– Shumë Profetë kanë lërë gjurmë në të;
– Një namaz në këtë xhami ka vlerën e 500 namazeve.
– Hazreti Muhammedi, s.a.v.s., fali namaz në këtë xhami në natën e Israsë dhe Miraxhit duke u bërë imami i të gjithë Profetëve.
– Hapësira e Aksasë është e rrethuar me mure të larta;
– Sipërfaqja e saj është 144.000 metra katrorë;
– Ka 15 porta (dyer). 10 janë të hapura kurse 5 të mbyllura;
– Ka 4 minare;
– Nën këtë kompleks, ku krahas Xhamisë së Kibles dhe Kupolës së Shkëmbit gjenden edhe muze, medrese si dhe oborri i madh;
– I ka 7 salla të lutjeve (Musal-la);
– Ndër vite Xhamia Aksa ka perjetuar disa shkatrrime nga termetet por edhe pushtime.
– Që nga viti 1976 e deri në ditët e sotme, gjendja e Xhamisë Aksa është kjo që është.
– Në vitin 2016, Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore – UNESCO, miratoi rezoluten ku thotë se Xhamia Aksa dhe oborret e saj janë të shenjta vetëm për muslimanët.

Lexo gjithashtu

NË PËRKUJTIM TË ISRASË DHE MIRAXHIT (6)

Hz. Muhammedi a.s. u kthye nga Miraxhi me tri dhurata (hedije) të çmuara për ummetin …

Leave a Reply