Friday , April 26 2019
Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / Ligjërata / Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Të shohim se çfarë pozite kishte gruaja në jetën e Profetit tonë të dashur, hazreti Muhammedit, s.a.v.s.

• I pari njeri që pranoi Islamin, ishte një grua, ajo ishte zonja Hatixhe.

• I pari njeri që i ra Zotit në sexhde pas Profetit s.a.v.s., ishte grua, prap zonja Hatixhe.

• I pari që ra shehid (dëshmor) në Islam, nuk ishte burrë, por grua, zonja Sumejje.

• Shkaku i pranimit të Islamit të hazreti Omerit, ishin tri gra, në mesin e tyre edhe motra e tij, Fatimja..

• Pejgamberit a.s. i jetuan prej fëmijëve vetëm 4 vajza. E gjithë loza e tij e pastër vazhdon nga bija e tij e dashur, hazreti Fatimja. I Dërguari i Allahut thoshte: “Kush i ka tri vajza, i rritë, përkujdeset për to dhe i edukon bukur, i obligohet Xhenneti (e ka të garantuar).”

• Për shumicën e lehtësimeve në Islam, është bërë shkaktar gruaja, zonja Aishe, prej tyre: tejemumi, shkurtimi i namazeve etj.

• Ajo që i mësoi Islamin burrave dhe gjithë ummetit ishte po ashtu grua, zonja Aishe, r.a., mësuesja e burrave. Mësimi i fesë filloi me grua.

• Profeti a.s. ndërroi jetë, ndërkohë që koka e tij qëndronte në krahërorin e gruas së tij, zonjës Aishe.

• E para që e ndërroi jetë pas tij, ishte një grua, zonja Fatime, e bija e tij.

• Kopja e vetme e Kur’anit origjinal gjatë tubimit të tij, u ruajt në shtëpinë e një gruaja, zonjës Hafsa, bijës së hazreti Omerit.

• Fjala “imree” (grua) përmendet në Kur’an 117 herë. Ajo përmendet me të gjitha rolet e saj. Përmendet si grua, femër, bashkëshorte, nënë, shoqëruese, vajzë, motër, saqë përmendet edhe si mbretëreshë (Belkisa).

• I vetmi që e ka përshkruar bukurinë fizike të Pejgamberit, s.a.v.s., ishte një grua, Ummu Ma’bed. Nuk do e dinim bukrinë e tij fizike po mos ta përshkruante kjo zonjë e nderuar.

• Infermierja e parë në Islam, ishte zonja Rufejde. Pejgamberi a.s., ia ngriti një tendë në xhaminë e tij për të mjekuar sahabët.

• Vezirja (ministrja) e parë që kanë njohur arabët, ishte zonja Shifa, e bija e Abdullahut. Hz. Omeri, r.a. e emëroi përgjegjëse dhe inspektore e tregjeve të Medinës.

• Kredia e parë e shtetit islam për investime në projekte të vogla, i jepet një gruaja, Hind bint Utbes. Këtë kredi ia jep hz. Omeri që të bëj tregti me të.

Edhe pas gjithë kësaj që u përmend, a mund të thotë dikush se Islami i ka bërë padrejtësi femrës?

Askush se ka nderu e respektu femrën më shumë se i Dërguari i Allahut, Hazreti Muhammedi, s.a.v.s.

Përgatiti: E.Koshi

Lexo gjithashtu

NË PËRKUJTIM TË ISRASË DHE MIRAXHIT (6)

Hz. Muhammedi a.s. u kthye nga Miraxhi me tri dhurata (hedije) të çmuara për ummetin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *