Friday , December 13 2019
Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / Media / PËRFUNDIMI I KURSIT PËR MUEZINË

PËRFUNDIMI I KURSIT PËR MUEZINË

Sot, më 24 shkurt 2019 (pas namazit të drekës), në një atmosferë të bukur besimi, u shënua ceremonia përmbyllëse e kursit për muezinë. Këtë kurs e ndoqën 11 kandidatë nga mesi i rinisë dhe xhematit të xhamisë.

Kursantët patën mundësinë që nëpërmjet imamit tonë, Enes Koshi, të mësojnë rregullat e përgjithshme të muezinllëkut si në teori ashtu edhe në praktikë. Ata sot para xhematit demonstruan atë që kishin mësuar gjatë tre muajve të kaluar.

Në vazhdim, kryetari i xhamisë, z. Arsim Asllani, pasi përgëzoi kursantët dhe falënderoi imamin për punën e tij, bëri edhe shërndarjen e certifikatave për të gjithë ata që përfunduan kursin.

Ndërsa krejt në fund, në emër të grupit, fjalën e mori haxhi Ibrahim Sylejmani, i cili falënderoi imamin për punën e palodhur dhe në emër të të gjithë kursantëve, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, i dhuroi atij një hedije të bukur!

Ja dhe emrat e kandidatëve që përfunduan kursin:

1. Adem Shabani
2. Ibrahim Sylejmani
3. Saubi Rrustemi 
4. Urhan Bajrami
5. Besim Popaj
6. Afrim Ademi
7. Safet Jakupi
8. Venas Isufi
9. Kastriot Krasniqi
10. Shkodran Xhelili dhe
11. Liridon Kurdiu

Në vijim mund t‘i shihni disa foto nga ky manifestim!

Kryesia

Lexo gjithashtu

SHEMBUJ PËR KARAKTERIN E BUKUR TË HAZRETI MUHAMMEDIT, S.A.V.S.

DISA SHEMBUJ PËR KARAKTERIN E BUKUR TË HAZRETI MUHAMMEDIT, S.A.V.S., TË CILËT DIJETARËT I KANË …