Tuesday , July 23 2019
Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / Media / TAKIM PËRSHËNDETËS ME KRYETARIN E XHAMISË

TAKIM PËRSHËNDETËS ME KRYETARIN E XHAMISË

TAKIM PËRSHËNDETËS ME KRYETARIN E XHAMISË

18.11.2018 Rebstein

Mbrëmë, pas namazit të jacisë, të rinjtë e xhamisë „Al-Shems“ organizuan një takim përshëndetës me kryetarin e xhamisë, z. Fatmir Salihu, i cili dha dorëheqje nga ky post për shkak të ndërrimit të punës dhe vendbanimit të tij në kantonin e Cyrihut. Në emër të kryesisë dhe rinisë së xhamisë, fjalën e morën Arsim Asllani dhe Bardil Saiti, të cilët falënderuan ish-kryetarin Salihu për angazhimin dhe kontributin e tij për rininë e xhamisë. Në shenjë mirënjohjeje dhe përkujtimi, të rinjtë i bënë një dhuratë modeste.
Në anën tjetër, ish-kryetari Salihu, u shpreh i lumtur që ka qenë pjesë e kësaj rinie të mrekullueshme dhe shprehu dëshirën e tij që në të ardhmen rinia e xhamisë të jetë edhe më e fortë.

Ndërsa sot, pas namazit të drekës, ish-kryetari Salihu iu drejtua edhe xhematit me një fjalë përshëndetëse.
I mbushur me emocione, theksoi se gjatë tri viteve të kaluara si kryetar xhamisë „Al-Shems“, ka bashkëpunuar me imamin, kryesinë dhe këshillin e xhamisë, në të mirë të Islamit dhe xhematit. Ai përmendi se gjatë kësaj kohe ka mundur edhe të gabojë, porse gabimet kanë qenë të pa qëllimta dhe për këtë kërkoi hallallëk nga të gjithë. Pastaj fjalën e mori imami i xhamisë, Enes ef. Koshi, i cili në emër të xhematit, falënderoi atë për punën dhe angazhimin e tij në dobi të xhamisë dhe xhematit. Më pastaj, i dëshiroi atij shëndet, punë të mbarë dhe suksese në të ardhmen.

Kryesia e xhamisë!

Lexo gjithashtu

SHEMBUJ PËR KARAKTERIN E BUKUR TË HAZRETI MUHAMMEDIT, S.A.V.S.

DISA SHEMBUJ PËR KARAKTERIN E BUKUR TË HAZRETI MUHAMMEDIT, S.A.V.S., TË CILËT DIJETARËT I KANË …

Leave a Reply