Thursday , June 20 2019
Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / Ligjërata javore / MOS MENDO SE ALLAHU NUK E VËREN ATË QË BËJNË KEQBËRËSIT..

MOS MENDO SE ALLAHU NUK E VËREN ATË QË BËJNË KEQBËRËSIT..

Falënderimi i plotë qoftë për Allahun e Madhëruar i Cili ngriti qiejt e shtroi tokën dhe vendosi drejtësi në to. Lavdia dhe Madhështia i qofshin vetëm Atij, i Cili në Kur’anin famëlartë thotë: “Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit! Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në Ditën kur sytë e tyre do të zgurdullohen.” (Kuran, 14:42)

Salavatet dhe selamet qofshin për mbi zotërinë e njerëzimit, profetin e drejtësisë dhe të mëshirës, Muhammedin (a.s), i cili na porosit duke thënë: “Besimtarët janë si një trup i vetëm. Nëse sëmuret një organ, ankohet i gjithë trupi.”(Muslimi)

Vëllezër besimtarë!

Mexhlisi i ulemavë të Pakistanit ka shpallur ditën e sotme “Ditë zemërimi” në mbështetje të popullit sirian kundër krimeve të Asadit dhe aleatëve të tij, Rusisë e Iranit. Ky vendim u muar dje, pasi avionët luftarak rusë bombarduan një spital në Halep ku gjetën vdekjen më shumë se 30 persona, ndërsa u plagosën 62 të tjerë. Në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve gjenden një numër i madh i grave, fëmijëve dhe punonjësve të shëndetësisë. Kësaj nisme do t’i bashkohen 7400 xhami në mbarë Pakistanin.

O besimdrejtë! Ajo çfarë po ndodh këto ditë në qytetet siriane është me të vërtetë gjenocid dhe krim kundër njerëzimit. Ato pamje të tmerrshme, masakrime e shkatrrime masive që jemi duke i parë çdo ditë në Siri, vërtetë të plasin zemrën. Fjalët e mia nuk mund ta përshkruajnë atë që është duke ndodhur atje..

Imagjinoni vëllezër sikur ata fëmijë të mbytur të jenë fëmijët tuaj, ato gra të gjakosura të jenë nënat tuaja, ato shtëpi të djegura e të rrënuara, të jenë shtëpitë tuaja, ndërsa nën ato gërmadha të jenë bashkëshortet dhe të dashurit tuaj??!!

Se çfarë mund të bëjmë ne si muslimanë në këtë rast, është ta ngrisim zërin të gjithë kundër kësaj padrejtësie dhe barbarie që po ushtrohet ndaj vëllezërve dhe motrave tona në Siri e t’i lutemi Zotit që t’i ndihmojë muslimanët në gjithë botën. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë..

Sigurisht që do të vijë ndihma e Zotit. Do të vijë më afër se vdekja jonë. Jam i bindur për këtë më shumë se jam i bindur se do të vdes. Por, gjithçka ndodh në kohën e vet. E kur do të vijë ndihma e Zotit askush nuk do ta pengojë e askush nuk do ta shpejtojë. Për ti dhënë hakun kriminelëve barbarë.. Për të shëruar zemrat e besimtarëve..

Andaj në këtë ditë xhumaje, ju lus të gjithve që të luteni për vëllezërit dhe motrat tona në Siri, se lutjet tuaja do të dëgjohen e do të shpërbleheni për solidarizimin tuaj..

O Allahu ynë, të lutemi sinqerisht, ndihmoju muslimanëve në Siri dhe kudo që u bëhet padrejtësi. Amin!

(Hutbeja e xhumasë, mbajtur në xhaminë “Al-Shems” në Rebstein, më 29 Prill 2016, 22 Rexheb 1437 nga imami Enes ef. Koshi)

Lexo gjithashtu

MËNDESHAT DHE KUJDESTARET E RESULULLAHIT, S.A.V.S.

E para që i dha gji Resulullahit, s.a.v.s., ishte e ëma, zonja Amine Ez-Zuhrijje. Pastaj …

Leave a Reply