Friday , December 13 2019
Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / Ligjërata javore / VEÇORITË E MUAJIT SHA’BAN

VEÇORITË E MUAJIT SHA’BAN

Falënderimet dhe adhurimet e plota i takojnë Allahut Fuqiplotë, i Cili në Kur’anin Famëlartë urdhëron dhe thotë: “Zoti yt krijon ç’të dojë dhe zgjedh kë të dojë” (El-Kasas, 68).

Salavatet dhe përshëndetjet më të përzemërta ja dërgojmë të dashurit të zemrave tona, hz. Muhammedit alejhiselam i cili kishte bërë këtë lutje: “O Zot, na beko në muajt Rexheb dhe Shaban dhe na mundëso të arrijmë Ramazanin”!

Të nderuar vëllezër besimtarë!

Sot është xhumaja e parë e muajit Sha’ban, e muaji Sha’ban është muaji në mes Rexhebit dhe Ramazanit të cilin shumë njerëz nuk i japin rëndësi. Në këtë muaj ngriten veprat e robërve te Zoti i botrave, e Pejgamberi (alejhis-selam) dëshironte që veprat e tij të ngriten duke qenë agjërueshem. Prandaj, nuk është parë Pejgamberi (alejhiselam) të ketë agjëruar më shumë agjërim nafile se në muajin Sha’ban. Kur u pyet Resulullahi (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem) se cili agjërim është më me vlerë pas atij të Ramazanit, u përgjigj: “Muaji Sha’ban, duke lartësuar (apo në shenjë madhërimi ndaj) Ramazanin”!

Kështu, secili besimtar mendjeprehtë nuk duhet ta anashkalojë këtë muaj, por duhet të jetë i përgatitur ta pres muajin e Ramazanit duke u pastruar nga mëkatet dhe duke u penduar për ditët e kaluara. Kjo duhet bërë menjëherë, pa humb kohë dhe pa lënë asgjë për nesër, sepse ekzistojnë vetëm tri ditë, e djeshmja – ajo që ka kaluar, e sotmja – kjo është vepra dhe e nesërmja – kjo është shpresa, sepse ti nuk e di a do ta presësh apo jo. Kështu pra, dje është mësim, sot është rast (mundësi), ndërsa nesër-rrezik.

Kështu janë edhe tre muajt: Rexhebi, i cili kaloi dhe nuk kthehet; Ramazani, i cili do të vijë, por nuk e di a do ta presësh, dhe Sha’bani i cili lidh këta dy muaj, andaj shfrytëzoje për pendim dhe vepra të mira.

Po e përmbylli hytben e sodit duke e lutur Allahun e Madhëruar që t’na bekojë në muajin Sha’ban dhe t’na mundësojë të presim muajin Ramazan. Amin!

(Hutbeja e xhumasë, mbajtur në xhaminë “Al-Shems” në Rebstein, më 13 maj 2016\ 06 Shaban 1437 nga imami Enes ef. Koshi)

Lexo gjithashtu

MËNDESHAT DHE KUJDESTARET E RESULULLAHIT, S.A.V.S.

E para që i dha gji Resulullahit, s.a.v.s., ishte e ëma, zonja Amine Ez-Zuhrijje. Pastaj …

Leave a Reply