Wednesday , February 20 2019
Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / Media / GJIMNAZISTËT E HEERBRUGGUT DHE NXËNËSIT E SHKOLLËS FILLORE TË REBSTEINIT VIZITUAN XHAMINË TONË

GJIMNAZISTËT E HEERBRUGGUT DHE NXËNËSIT E SHKOLLËS FILLORE TË REBSTEINIT VIZITUAN XHAMINË TONË

Sot, më 28 qershor 2018, xhaminë „Al-Shems“ në Rebstein e vizituan nxënësit e gjimnazit të Heerbruggit të shoqëruar me mësuesen e tyre, z. Karin Scheiber si dhe nxënësit e klasës së 6-të të shkollës fillore të Rebsteinit së bashku me mësuesin e tyre, z. Frei Albert.

Mysafirët i pritën imami Enes Koshi, sekretari i xhamisë Selman Asllani dhe arkatari Arsim Asllani. Imami pasi ju uroi mirëseardhje, me anë të projektorit bëri një prezentim të shkurtër të fesë islame, ndërsa sekretari i njoftoi për historikun e xhamisë dhe shërbimet që ofron ky institucion.

Nxënësit ishin kureshtarë të dinin më shumë rreth Islamit dhe muslimanëve të cilët i parashtruan imamit disa pyetje që kryesisht kishin të bënin me çështjet rreth besimit në Zot, rolit të xhamisë, pozitës së femrës në Islam, etj.

Pasi hyri koha e namazit të drekës, nxënësit shprehën dëshirën të shohin për së afërmi mënyrën e faljes së namazit kolektiv dhe qëndruan brenda xhamisë deri në përfundim të namazit.

28.06.2018
Kryesia e xhamisë/Rebstein

Lexo gjithashtu

Mbledhja vjetore e kuvendit

Sot më 27.01.2019 pas namazit të drekës u mbajt mbledhja e Kuvendit vjetor. Para kuvendarëve, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *