Friday , December 13 2019
Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / Ligjërata / PREJARDHJA E PASTËR DHE FISNIKE E RESULULLAHIT, S.A.V.S.

PREJARDHJA E PASTËR DHE FISNIKE E RESULULLAHIT, S.A.V.S.

PREJARDHJA E PASTËR DHE FISNIKE E RESULULLAHIT, S.A.V.S.

 

Ai është Muhamedi, i biri Abdullahit,  ky i biri Abdulmuttalibit,  ky i biri Hashimit,  ky i biri Abdulmenafit,  ky i biri Kusajit,  ky i biri Kilabit,  ky i biri Murres, ky i biri Kabit, ky i biri Luejit, ky i biri Galibit, ky i biri Fihrit,  ky i biri Malikit, ky i biri Nadrit,  ky i biri Kinanes, ky i biri Huzejmes,  ky i biri Mudrikes,  ky i biri Iljasit,  ky i biri Mudarit,  ky i biri Nezarit,  ky i biri Meadit,  ky i biri Adnanit, ….. e kështu vazhdon prejardhja fisnike brez pas brezi deri te Hz. Ibrahimi (alejhis-selam).

 

LINDJA E BEKUAR E RESULULLAHIT, S.A.V.S.

 

Resulull-llahi, s.a.v.s., lindi në Mekë,  në mëngjesin e ditës së hënë, më dymbëdhjetë Rebiulevvel, sipas kalëndarit hënor, të Vitit të Elefantit (që i takon datës 20 prill 571 të erës sonë). Ka mendime se ka lindur në ditën e dytë apo të tretë të Rebiulevvelit, por më e njohur në mesin e dijetarëve është dita e dymbëdhjetë.

Dita e hënë është një ditë e bekuar. Shënon imam Ahmedi nga Ibn Abbasi, r.a., se ka thënë: „I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., lindi ditën e hënë, e morri shpalljen ditën e hënë, emigroi nga Meka në Medinë ditën e hënë, arriti në Medinë ditën e hënë dhe vdiq ditën e hënë. Ishte ditë e hënë po ashtu kur e vendosi Gurin e Zi (Haxherul Esvedin) në vendin e vet.“

Thuhet se ka lindur i bërë synet dhe me kërthizë të prerë.

Natën e bekuar që lindi Resulullahi, s.a.v.s., ndodhën disa ngjarje të jashtëzakonshme (mrekulli). Prej tyre mund t’i veçojmë:

–           Idhujt (që ishin në Qabe) u përmbysën dhe u bënë copë-copë;

–           U shfaq një dritë e madhe gjatë lindjes së bekuar sa që kishte ndriçuar edhe pallatet e Shamit;

–           U shembën shtyllat nga pallati i Kisras (mbretit të Persisë i cili ishte politeist);

–           U shua zjarri njëmijëvjeçar që adhurohej nga njerëzit në tempujt e perisanëve;

–           Liqeni Sava (që atëherë njerëzit e konsideronin të shenjtë), u tha i tëri, etj.

Vazhdon…

 

Përktheu nga arabishtja: Enes Koshi

Lexo gjithashtu

NË PËRKUJTIM TË ISRASË DHE MIRAXHIT (6)

Hz. Muhammedi a.s. u kthye nga Miraxhi me tri dhurata (hedije) të çmuara për ummetin …

Leave a Reply